ShowBizzz

Elia Zaharia konfirmon ndarjen, foto familjare pa praninë e princ Lekës

Lajmi se çifti Mbretëror të cilët janë prindër të një vajze, Geraldinës, vendosën që t’i japin fund martesës së tyre po qarkullon prej javësh në mediat shqiptare dhe ka qenë kryefjala përgjatë ditëve të fundit.

Pas lajmit se Princ Leka është në një marrëdhënie të re me fotografen Vlerta Celibashi, dhe konfirmimit të ndarjes nga Neësbomb.al, duket se edhe vetë Elia Zaharia e ka konfirmyar lajmin nga një postim në rrjetet sociale.

Në këto ditë festash Elia ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, pa praninë e princ Lekës.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa! Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”– shkruan Elia Zaharia.

Kujtojmë që pak ditë më parë Leka u fotografua në aeroportin e Budapestit me fotografen Blerta Celibashi.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi ne aeroportin e Budapestit

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb