Lajme

Elisa Spiropali i bëri thirrje Ramës të largojë figurat e ‘ndryshkura”, kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali një ditë më parë I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë një aksion vetëpastrimi në radhët e Partisë Socialiste dhe të largojë nga kjo forcë personat që ajo i quajti si “smerçi”, “ndryshku” apo ‘pehlivanllëqe”.

Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”.

See also  U shpall në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci/ Adriano Mhillaj, i skeduar nga Policia! Në janar kanosi me armë një

“Elisa Spiropali, kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është krejt ndryshe.

Për vite me radhë keni qenë ndër figurat më të privilegjuara të Partisë Socialiste. Prandaj është e vështirë të kuptohet se kujt po i drejtohet thirrja juaj për vetëpastrim.

Të tjerëve apo vetes?

Mbështes plotësisht qeverinë e Edi Ramës dhe reformat që kanë çuar Shqipërinë përpara, edhe në momentet kur ka qenë më e lehtë të bërtasësh sesa të marrësh përgjegjësi. Pikërisht për këtë arsye besoj se askush nuk duhet të sillet sot si gjykatës i të tjerëve, pasi ka qenë pjesë e pandarë e çdo procesi, çdo vendimmarrjeje dhe çdo problemi që sot kërkon të denoncojë.

See also  Sherr në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital pas përplasjes fizikeNëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali.

Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”- shprehet Mirela Dodaj, kryetarja e PS së Shkodrës.

Të Ngjashme