Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë ka folur për kreun e Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha.
Ajo tha se e ka zili Bashën që është kaq I qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës por dhe si alternativë.
“Basha duket i qetë, i çlodhur, ka pushuar. E kam zili si është kaq i qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës por dhe si alternativë. E shoh pa shpresë këtë situatë mes tyre. Ajo që ne kemi si vijë të kuqe është raporti me non gratat.”, tha Spiropali.
Në fakt, më e çlirët duket se është ministrja Elisa Spiropali, e cila pushon në diellin e Vlorës, në Lungomaren me pamje nga ishulli i Sazanit. Edhe pak znj. Spiropali se edhe ty do të shtohen punët në nëntor…