
Donald Trump do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin që të fitonte zgjedhjet presidenciale.
Musk dhe Vivek Ramaswamy, ish-kandidati republikan për president, do të drejtojnë së bashku një Departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë, entitet, që sipas Trumpit, do të operojë jashtë ekzekutivit amerikan.
Trump përmes një deklarate tha se Musk dhe Ramasëamy, do t’i mundësojë administratës sime që të zhdukë burokracinë qeveritare, që të zvogëlojë numrin e rregulloreve të tepërta, që të shkurtojë shpenzimet e kota dhe që të ristrukturojë agjencitë federale.
Trump tha se ky departament i ri do të realizojë ëndrrat e kamotshme të republikanëve dhe do të ofrojë “këshilla dhe udhëzime nga jashtë Qeverisë”, duke sinjalizuar se rolet e Muskut dhe Ramasëamyt mund të jenë joformale dhe nuk do të ketë nevojë për miratimin e Senatit për emërimin e tyre.
Një gjë e tillë do t’i mundësonte Muskut që të jetë në krye të kompanisë së tij për makina elektrike, Tesla, të platformës sociale X, dhe të kompanisë së raketave, SpaceX.
Departamenti i ri do të punojë me Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën për Menaxhim dhe Buxhet për të “udhëhequr reformat në shkallë të gjerë dhe për të krijuar një qasje të formës sipërmarrëse” ndaj Qeverisë që nuk është parë më parë, tha Trump.
bal