1
Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë emisionit “People” të moderuar nga Flor Gjini, ku e ftuar ishte këngëtarja Elsa Lila. Tema kryesore e bisedës ishte promovimi i librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, një reflektim mbi përvojat e saj personale gjatë viteve të fundit.
Gjatë transmetimit, në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës disa vite më parë nga policia italiane për përfshirje të supozuar në një grup kriminal italo-shqiptar. Këto pamje shkaktuan reagimin e këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.
“Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen. Përndryshe, do të largohem nga studio,” deklaroi Elsa Lila.
Moderatorit iu desh të ndërhynte menjëherë, duke kërkuar nga regjia që të ndryshonte pamjet në ekran dhe duke u përpjekur të rikthente bisedën në temën kryesore. Ai shpjegoi se qëllimi i intervistës ishte të diskutohej libri i ri dhe disa momente personale nga jeta e këngëtares.
Gjatë emisionit, Elsa u pyet pse po i shmangej leximit të titujve të shfaqur në ekran. Ajo u përgjigj:
“Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni? Ju akoma po më shisni me këto imazhe. Çfarë kuptimi kishte të nxirrnit këtë imazh këtu tani? Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër? Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë.”
Flor Gjini e adresoi situatën duke thënë:
“Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ‘Mirë se erdhe në Rebibia’. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson, Elsa?”
Në vijim, Elsa reagoi: “Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.”
ks