Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, të martën ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare- Jugu.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj vizite, Elshani ka vizituar stacionet policore kufitare dhe disa pika kyçe në terren, ku është informuar nga afër për gjendjen e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon.
Gjatë takimeve është diskutuar për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore, si dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.
Sipas Policisë, vizita kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për rritjen e sigurisë kufitare.
Po ashtu, është synuar krijimi i kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare.
“Kjo vizitë e realizuar pas marrjes së detyrës të Veton Elshanit si Drejtor i Departamentit për Kufi, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare”, thuhet në njoftim./teve1.info/
