ShowBizzz

Elvana Gjata e shtriu në tokë dhe e kapi prej flokësh, Belinda Dragoti zbulon prapaskenat

Mbrëmjen e djeshme, modelja Belinda Dragoti, ishte njëra nga të ftuarat në emisionin S’e Luan Topi, ku ka rrëfyer edhe prapaskenat e një prej skenave më epike të filmit “Dy Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja Elvana Gjata, e shtriu në tokë dhe e kapi prej flokësh.

“Gjatë xhirimit të skenës nuk ka prekje fare, duhet të lëvizja vetë që të krijohej efekti, kur Elvana lëshonte atë bërtitjen dhe mua më kapte e qeshura me të, supozohej se po rrihesha dhe isha duke qeshur në portret, kemi dashur ta bëjmë disa herë dhe kemi qeshur shumë”, tha Belinda.

Je përballur me kështu skenash që luajte në film?

“Ishte hera e parë, gruaja xheloze zakonisht jam unë, kështu që ishte lezetshëm se isha në anën tjetër”, shtoi ajo.