ShowBizzz

Ema Andrea mes lotëve: Jam në borxh me të

Ema Andrea ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’ ku foli për suksesin e shfaqjes ‘Nënë’. Nisur nga tematika e shfaqjes por edhe lidhjen e forte me vajzën e saj, banda e programit intepretoi këngën e Sarës, moment që ndezi emocione të mëdha tek aktorja. Mes lotëve ajo tregoi:

‘Jam në borxh me Sarën. Gjithmonë e pyes veten ku kam gabuar unë, kur Sara ka një shqetësim. Kohën ja kam borxh se më është dashur të punoj 12 orë në ditë. Komunikoj me Sarën që të më njohë si prind pasi prindin se njeh dot gjatë gjithë rrugëtimin tënd. Mundohem të jem një prind shok. Kam qënë pak e ashpër për daljet e saj dikur nuk ka qënë mosbesimi tek ajo por sepse se mbroja dot. Kur ajo kishte ditëlindje 15 vjetorin nuk e di pse mora rolin e policit sepse duhet të njihja të gjithë shokët e saj sa nuk I bëra analizat. Aty kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk e mbron dot fëmijën tënd nga gjithçka dhe s’mund ta privosh nga kënaqësitë e moshës. Më vjen keq që Sara nuk e ka vazhduar pasionin e saj këngën.  Besoj se Sara është artistike unike në atë që bën.’

Duke folur për familjen dhe vendimet e saj, Ema shtoi për divorcin:

‘Unë jam rasti kur me babain e Sarës i kemi provuar të gjitha mundësitë për të ndenjur por nuk u realizua. Sot gëzojmë respekt dhe jetojmë me dialog qytetar.’

Ermali e pyeti Emën rreth raportit të personazheve me famën por edhe me të bërit shumë gjëra në mënyrë paralele.

‘Sot jetojmë në një treg ku të gjithë marrin përsipër të bëjnë gjithçka. Njerëzit duhet të marrin përsipër të bëjnë atë që bëjnë më mirë. Unë di të këndoj por mund ti zë vendin një këngëtareje. Aktorët që zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera jashtë profesionit është një haraç shumë i madh që duhet të paguajnë vetëm për të shtuar publikun. E rëndësishme është që në profesion dhe në jetë njerëzit ta dinë vendin e tyre.’

Ema Andrea mes lotëve: Jam në borxh me të