Situata e krijuar pas shpërndarjes në rrjet të videove private me personazhe publikë u diskutua edhe në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Ema Andrea tregoi se ka qenë në kontakt me Monika Lubonjën.
Aktorja zbuloi se kishte komunikuar personalisht me Lubonjën, por zgjodhi të mos tregonte përmbajtjen e bisedave mes tyre, duke respektuar, siç tha, besimin e saj.
“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër”, u shpreh Andrea.
Ajo kërkoi që diskutimi publik të mos kthehet në linçim dhe që personave emrat e të cilëve janë përfshirë në këtë histori t’u lihet mundësia të vendosin vetë nëse duan të flasin publikisht.
“Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, shtoi ajo.
Gjatë diskutimit, Ema Andrea foli edhe më gjerë për tradhtinë dhe përgjegjësitë që sjell martesa. Sipas saj, tradhtia dhe gënjeshtra nuk duhen normalizuar, ndërsa vendimi për të krijuar një familje duhet marrë duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që sjell.
“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim”, tha Andrea.
Ajo shtoi se martesa është një vendim që duhet menduar mirë, veçanërisht kur në një familje ka edhe fëmijë.
