Modelja Endi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, duke nisur kështu një etapë të re në jetën e tyre familjare.
Lajmi vjen disa muaj pasi Endi bëri publike shtatzëninë. Gjatë muajve të pritjes, modelja ka ndarë herë pas here momente nga kjo periudhë, por pa zbuluar shumë detaje nga jeta private e çiftit.
Në prill, Endi dhe Krenari organizuan edhe festën për zbulimin e gjinisë së fëmijës. Në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, ata zbuluan se fëmija i tyre i parë do të ishte djalë.
Tashmë pritja ka marrë fund dhe familjes së tyre i është bashkuar anëtari më i ri.
Deri në këto momente, Endi dhe Krenari nuk kanë bërë publik emrin e djalit dhe as detaje të tjera rreth lindjes.
