Pak javë pasi bënë publike lidhjen e tyre, biznesmeni Erolld Belegu si dhe nutricionistja Diola Dosti, kanë filluar pushimet e tyre në Spanjë.
Së fundmi, çifti vizituan qytetin e bukur të Barcelonës madje darkuan së bashku në një restorant të njohur.
Ishte Belegu ai i cili bëri një dedikim romantik për të dashurën e tij, përmes një postimi të tij në ‘InstaStory’.
“Dhe ëmbëlsira pas darkës”, shkroi biznesmeni në postimin e tij, me foton e partneres.
Postimi i Erolld Belegut
Lidhja e tyre bëri bujë në shtypin rozë, prej kur u bë publike rreth dy javë më parë.
Belegu, para pak ditësh pati njoftuar se ai u njoh me ish-konkurrenten e Big Brother VIP Albania në koncertin e Vesa Lumës.