Lajme

Emigracioni dhe reforma në drejtësi, Rama takim me ambasadorin britanik në Tiranë

Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhru një pjesë nga takimi i zhvilluar ditën e sotme mes Ambasadorit britanik, Alastair King-Smith dhe Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Britanike në Shqipëri shkruan se takimi theksoi dhe njëherë partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith dhe Kryeministri Edi Rama diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.

Postimi i plotë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.

Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo