Lajme

Emigrantët ilegalë në Britani, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë funksionoi

Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit të La Manshit për në Britani është bërë çështje emergjente dhe shumë e diskutuar Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria britanike ka menduar madje të tërhiqej edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse do të haste ndonjë pengesë për sa i përket planeve të saj për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Së fundmi kryeministri britanik postoi një video në Twitter ku tregoi 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.

Ai tha se çdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti dhe një marrrëveshjeje të nënshkuar me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.

Rishi Sunak tha gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë, ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

Kryeministri britanik tha se do të rriten kontrollet për punëtorët ilegalë dhe se do të ndalonte qëndrimin në hotele për azilkërkuesit.

Sunak tha se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale.