Lajme

Emigrantët përçajnë BE-në, Meloni: Pezulloni “Schengen” me Spanjën/ Thirret me urgjencë ambasadori italian në Madrid

Një krizë e re migratore ka shkaktuar përplasje mes vendeve të Bashkimit Europian, pasi Italia ka vendosur të pezullojë marrëveshjen e Shengenit me Spanjën, e cila po përballet me një fluks të madh emigrantësh nga Maroku.

Sipas të dhënave të raportuara, rreth 60 mijë emigrantë kanë kaluar në enklavën spanjolle brenda 24 orëve, duke krijuar një situatë të rënduar për autoritetet vendase.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka bërë përgjegjëse qeverinë spanjolle për menaxhimin e krizës dhe ka mbështetur masat kufizuese ndaj Spanjës. Vendimi i Romës është mbështetur edhe nga disa vende të tjera europiane, të cilat kanë kërkuar që Bashkimi Europian të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të Shengenit.

NEWS  Me kapele dhe mjekër për të mos u njohur, detaje nga arrestimi i Moisi Habilajt në Borsh, si ra në prangat ePolonia, Finlanda, Suedia, Danimarka, Çekia dhe vende të tjera kanë kërkuar një vlerësim të situatës, duke ngritur shqetësime për kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagoi për situatën në enklavën e Ceutës, duke deklaruar se kalimet e parregullta kufitare duhet të ndalen.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta janë të papranueshme. Nuk mund të lejojmë askënd të hyjë në union pa respektuar rregullat tona. Kalimet e rrezikshme duhet të ndalen dhe emigrantët duhet të kthehen sa më shpejt”, u shpreh ajo.

NEWS  Gruaja e tij me depozitë 247 mijë euro, Gonxhja: Shqipëria sot më mirë se kurrë më parë, protestuesit jashtë realitetitNdërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë shprehur solidaritet me Madridin, por kanë theksuar gjithashtu nevojën për forcimin e kontrollit kufitar.

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar ndaj kritikave, duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë së tij.

“Solidariteti dhe empatia janë opsionale, por respekti për traktatet e Bashkimit Europian jo”, deklaroi Sánchez.

NEWS  Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autoritKriza migratore ka ndarë vendet e BE-së, me disa qeveri që kërkojnë masa më të ashpra kufitare dhe të tjera që bëjnë thirrje për koordinim dhe solidaritet europian.

Të Ngjashme