Emili zgjodhi çizmet me ngjyrë të kuqe të ndezur, prej materiali lëkure me shkëlqim që do të jenë kësisoj një nga tendencat më të nxehta për këtë sezon. Ndoshta, kjo është mënyra më efektive për të “thyer” tonet neutrale dhe pamjet e mërzitshme duke i shtuar dozat e së kuqes së theksuar si një ngjyrë që bie shumë në sy.
Modelja i kombinoi çizmet me një bluzë të bardhë dhe një fund të gjatë me prerje asimetrike, një çantë e zezë në supë, pa aksesorë, si për të lënë çizmet në ngjyrë të kuqe të përflakur që të flasin vetë.
Me takë, me majë të theksuar, këto çizmet do të jenë kryefjala e sezonit të ri, citon Anabel.
Të kuptohemi, mund të mos jenë çizmet identike të Emily-t, por të kuqe plot shkëlqim dhe jeni në lartësinë e duhur të stilit për pranverën!