Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e betimit të saj në detyrë.
Në telegramin e urimit, të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani i ka uruar Presidentes Shiroka Pula sukses në ushtrimin e detyrës së saj.
Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.
“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.
Urimi i Emirit të Katarit është bërë një ditë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin presidencial.
