ShowBizzz

Emma Lashes, nga Ferizaj në Zvicër: gjashtë vite histori suksesi në artin e qerpikëve

Me gjashtë vite përvojë profesionale dhe nëntë certifikime në fushën e bukurisë dhe lash extensions, Emma Lashes ka ndërtuar një aktivitet që sot shtrihet mes Kosovës dhe Zvicrës.

Në botën e estetikës, puna me qerpikët kërkon precizitet, përkushtim dhe njohje të vazhdueshme të teknikave të reja. Këto janë edhe disa nga elementet mbi të cilat Emma Lashes ka ndërtuar rrugëtimin e saj profesional, i cili nisi në Ferizaj gjashtë vite më parë.

Ajo e nisi këtë profesion nga pasioni për bukurinë dhe dëshira për të krijuar një shërbim të personalizuar për secilën kliente. Me kalimin e viteve, eksperienca praktike është shoqëruar me trajnime dhe nëntë certifikime profesionale, si pjesë e investimit të vazhdueshëm në zhvillimin e saj. Për Emmën, një prej aspekteve më të rëndësishme të punës është përshtatja e stilit me tiparet dhe dëshirën e secilës kliente.

“Çdo kliente ka historinë dhe bukurinë e saj.”

Kjo çasje është bërë pjesë e mënyrës së saj të punës, ku synimi nuk është vetëm rezultati estetik, por edhe krijimi i një eksperience të kënaqshme për klienten. Sot, Emma ushtron profesionin e saj përmes studios në Ferizaj, ndërsa aktivitetin e ka zgjeruar edhe në Zvicër, ku është e pranishme në dy pika. Kështu, eksperienca e ndërtuar në Kosovë po shtrihet edhe në një treg tjetër, duke ruajtur të njëjtin fokus te cilësia dhe puna profesionale.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo kliente që më ka besuar gjatë këtyre gjashtë viteve. Çdo takim, rekomandim dhe fjalë e mirë më ka shtyrë të vazhdoj të përmirësohem”, shprehet Emma.

Për të, suksesi nuk lidhet vetëm me numrin e klienteve, por edhe me besimin që ndërtohet ndër vite dhe me dëshirën për të vazhduar të zhvillohet profesionalisht.

Nga Ferizaj, ku nisi aktivitetin, deri në prezencën e saj në Zvicër, Emma Lashes vazhdon ta ndërtojë këtë profesion mbi tre elemente kryesore: eksperiencën, edukimin profesional dhe vëmendjen ndaj çdo klienteje.

Të Ngjashme