Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë.
Fillmisht në një video përmbledhëse nga emisioni “Cherry on Top”, prezantuar nga Bora Zemani, shfaqet Sara, Bardhi dhe këpucët e një bebushi.
Në videon e publikuar, Sara merr një kuti ku gjenden këpucët të bardha të një foshnje dhe Bora dëgjohet duke thënë: “Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër”.
Ndërsa pak më parë vetë Sara e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në Instagram, tek ka shkruar: “Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide!”
lokimagazine