ShowBizzz

Emocionuese/ Manjola Nallbani përlotet nga fjalët e nënës!

Artistja e mirënjohur Manjola Nallbani ka qenë e ftuar këtë të diel në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në programin “E diell” ku ka përjetuar emocione të forta.

Një prej momenteve më emocionuese për të ishte padyshim kur në studio u dëgjua një mesazh nga mamaja e Manjola Nallbanit, e cila përloti të bijën me fjalët që i dedikoi. Ndërkohë që dëgjohej mesazhi i mamasë së artistes, në studio u shfaq një fotografi e rrallë e këngëtares kur është bërë nuse.

Emocionuese/ Manjola Nallbani përlotet nga fjalët e nënës!

“Për ty nuk kanë të mbaruar fjalët, sepse ti nuk krahasohesh me njeri në botë. Dihet dashuria e nënës që ka për fëmijën, por unë jam më e lumtura se po e njëjta dashuri që unë kam për ty, ma ke kthyer dhe ti mua shpirti i nënës. Jeta ime”, tha mamu u Manjolës.

Manjola tha se është larguar në moshë të vogël nga shtëpia, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur u martua. Edhe pse kanë kaluar shumë vite mes saj dhe bashkëshortit mbizotëron respekti e dashuria.

Një moment tjetër i bukur për Manjola Nallbanin ishte kur dëgjoj fjalët e Agim Doçit, “Duartrokitjet janë për Manjolën, që ka lindur e duartrokitur. Më falni për emocionet se unë rrallë herë emocionohem. Të jesh pranë Manjolës është të jesh pranë këngës. Ajo që ka më shumë rëndësi është se është një këngëtare që e merr këngën, e përvetëson dhe ua vë njerëzve në buzë”, u shpreh Agim Doçi.



bal