Lajme

EMRI/ I shpëtoi atentatit në mes të lokalit, identifikohet “shënjestra”, i njohur për “bëmat” në trazirat e 1997

Personi i cili i shpëtoi atentatit në Elbasan në mes të ditës në një lokal të frekuentuar është identifikuar si Mir Bitoci, një person që jeton prej vitesh jashtë, por mbahet mend, pasi emri i tij përmendet gjatë trazirave të vitit 1997-2000.

Por si ka ndodhur ngjarja e sotme ?

Në pamjet filmike shfaqet një person me bluzë të zezë, i identifikuar si Mir Bitoci, i cili fillimisht ndodhej brenda lokalit.

NEWS  SKANDAL! Si u lanë në mëshirë të fatit 6 efektivët që shkuan për të arrestuar kriminelin e rrezikshëm, pa antiplumb dhe pa Forcat Speciale (VIDEO-DETAJE)Bitoci qëndron për disa momente në ambientet e brendshme dhe më pas ngrihet nga tavolina për t’u larguar.

Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga autori, i cili në atë moment ndodhej gjithashtu në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një shtetaseje.

Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, edhe personi tjetër largohet nga lokali dhe e ndjek nga pas.

NEWS  Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea ShahiniPamjet e kamerave tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos një armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

Sipas të dhënave paraprake, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Por një tjetër element që po verifikohet nga grupi hetimor është dyshimi se arma tip pistoletë e personit që e kërcënoi është bllokuar në momentin kur ai ka tentuar të qëllojë.

NEWS  Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të ulen në pistë, detyrohen të kthehen në Torino (Video)

Të Ngjashme