Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës.
Burime për media bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur rëndë një person. Personi që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë është Agron Puka 54 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.
Vijon…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo