Endrik Beba ka folur për partneren e tij Kela, ku tregon se e ka njohur në një varrim.
“Me bashkëshorten jemi njohur në një varrim. Ka qenë njohja dhe pastaj mbas disa kohësh kemi patur mundësi që të fillonim të flisnim prapë me njëri-tjetrin. Madje unë kam qenë dhe pak i mërzitur, por kam patur një koncert një natë më përpara dhe kam qenë në qejf, impakti i parë në bisedë, pyetja që më ka bërë Klea është: ‘Ju jeni diplomat?’ E kam parë dhe i kam thënë: “Goce, asgjë në lidhje me diplomatin, është komplet e kundërta” dhe pastaj jemi takuar më mbrapa”, tregoi këngëtari.