Lajme

Ëngjëllush Avdulaj, raportohet se ka dhënë dorëheqjen si drejtues i Burgut të Vlorës

Drejtori i Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi raportohet këtë të premte nga mediat lokale, por deri tani nuk ka një njoftim zyrtar.

Avdylaj u emërua nga ministrja Etilda Gjonaj në detyrë dy vite më parë, pasi zëvendësoi Zambak Gjonin.

E teksa nuk dihet ende arsyeja se përse drejtori i Burgut të Vlorës është larguar nga detyra, kujtojmë që pak ditë më parë Avdylaj u denoncua nga banorët e Peshkëpisë se u ka zaptuar pronat dhre se po ndërtohet në mënyrë të paligjshme.