ShowBizzz

Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë sot për të bijën: Do mbetet gjatë ne kujtesën e saj…

Genc Fuga dhe Eni Jani janë një ndër çiftet më të njohura të artit të kinemasë dhe teatrin. Aktorët janë prindër të dy vajzave, të cila mbajnë emra shqiptarë, Stina dhe Ajri.

E vogla e tyre sot ka ditëlindjen dhe mbush 9 vjeç. Ka qenë Eni që ka publikuar një foto nga ditëlindja e Ajrit për të cilën thotë se do ta mbajë mend këtë ditë.

“Drite e pac jeten dashuri, Ajri sot 9 vjeç. Nje super ditelindje qe do mbetet gjate ne kujtesen e saj”, shkruan aktorja në foton e ëmbël të vogëlushes.

Kujtojmë se ky vit ishte i vështirë për çiftin e aktorëve pasi Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni.