ShowBizzz

Eni Koçi pozon krah Gencit dhe djalit të tij (e shoqërojnë në mbrëmjen e maturës)!

Genc Prelvukaj si rrallëherë ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram disa foto me djalin e tij të madh, Gjinin, i cili së fundmi ka patur mbrëmjen e maturës.

Eni Koçi pozon krah Gencit dhe djalit të tij (e shoqërojnë

Në një prej fotove që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është krah babë e bir është edhe Eni Koçi.

 “Dy ditë më parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të. Krahas tjerash është shoku im i ngushtë, me të cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashkë. Djalë i mbarë Gjin, uroj që një ditë, i plakur e me rrudha t’i puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashunia e babës ndaj teje. Të duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja.”

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Genc Prelvukaj e ka Gjinin nga një marrëdhënie e tij e mëparshme. Ndërkohë që Eni lidhur me këtë raport më herët është shprehur,  “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

 



bal