ShowBizzz

Enrique Iglesias zbulon mendimet e gruas së tij kur puthet me fansat

Enrique Iglesias ka folur për gruan e tij Anna Kournikova.

Këngëtari 49-vjeçare dhe 42-vjeçarka janë bashkë prej më shumë se 20 vjetësh dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Gjatë një interviste të fundit, Enrique u pyet se çfarë mendon gruaja e tij kur ai puthet me fansat dhe nëse ajo bëhet xheloze.

“Aspak. Jo, jo, jo”, tha ai.

“Më pëlqen kjo gjë. Më pëlqen të përqafoj, të puth dhe t’iu japë dashuri fansave të mi”, shtoi artisti.

Këngëtari shtoi se kjo është një mënyrë për të treguar vlerësimin e tij ndaj fansave të tij, duke thënë: “Më pëlqen të marr kaq shumë dashuri nga fansat e mi dhe e di që nëse nuk do të ishin ata, nuk do të isha këtu ku jam”.