Era e Dion Aliçkaj, fëmijët e afaristëve shqiptar në Gjermani, Diellrim e Arta Aliçkaj, të premtën kanë qenë në vëmendjen e publikut gjerman në Munich.
Ata, teksa po merrnin pjesë në koncertin e këngëtares me famë botërore, Adele, në një moment janë ftuar në skenë nga këngëtarja angleze.
Adele po përformonte në Munich të Gjermanisë para rreth 100 mijë qytetarëve, ku zgjodhi Erën dhe Dionin për t’i ftuar në podium afër saj.
Familja e Diellrim Aliçkajt vjen nga fshati Irzniq i Deçanit, i cili dekada më parë ka migruar në Gjermani.