ShowBizzz

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i japin fund lidhjes?

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi dhe futbollisti shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani prej disa kohësh kanë qenë duke shijuar romancën e tyre, madje duke dalë hapur edhe në publik.

Ditët e fundit po përflitet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe shkak për këto spekulime është bërë fakti se Era dhe Amiri nuk ndiqen më në Instagram.

Ajo që ka shtuar më tej dyshimet është fshirja e të gjitha fotografive ku dyshja shihej nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, një burim i afërt pranë çiftit ka deklaruar se Era dhe Amiri nuk janë bashkë dhe se marrëdhënia e tyre ka rreth dy muaj që ka marrë fund.

“Era dhe Amiri nuk janë bashkë që rreth dy muaj. Bëhet fjalë për ndarje përfundimtare me pak gjasë për rikthim”, ka zbuluar burimi pranë çiftit.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e dyshes në lidhje me spekulimet që kanë nisur të qarkullojnë prej disa ditësh në median online.



lokimagazine