Këngëtarja e njohur Era Istrefi së shpejti do të kthehet në skenën muzikore.
Ajo ka paralajmëruar promon e këngës më të re të titulluar “Mona Lisa”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Fansat e saj me padurim presin ardhjen e këngës së re për të cilën shpresojnë se do të shndërrohet në hit të ri.
Istrefi (30) fitoi njohjen ndërkombëtare me këngën e parë “BonBon”, e cila përjetoi sukses në botë dhe mori certifikata të ndryshme.
Në vitin 2018, ajo performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës FIFA 2018, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, në ceremoninë e mbylljes së finales së madhe në Moskë.
Diskografia e saj përfshin vepra në gjuhën shqipe dhe angleze, ndër të tjera “Shumë Pis”, “Redrum”, “Nuk e di” dhe “Live It Up”.
Istrefi ka marrë një sërë çmimesh dhe nominimesh, duke përfshirë çmimin European Border Breakers Award dhe Top Music Award.