Këngëtarja Era Istrefi, e cila gradualisht po mundohet të rikthehet në skenën e showbizit shqiptar, është parë e veshur në mënyrë tepër me stil para ndeshjes së brendshme të Kombëtares Shqiptare.
Era, ka zgjedhur që të postojë një set fotografik me veshje kuq e zi, derisa me dy emotikona, një zemër i uroi fat mbrëmë Shqipërisë në ndeshjen kundër Spanjës.
Ajo kishte të veshur një fund të zi me dizajn interesant – ku ishin të vendosura disa ora të firmave të ndryshme.
Pavarësisht kësaj, Shqipërisë mbrëmë nuk i priu fati dhe u eliminua nga Euro 2024 – pasi që humbi nga Spanja me rezultat të ngushtë 0-1.
Era, përndryshe ka qenë e lidhur me futbollin disa herë – fillimisht ajo këndoi në himnin e Botërorit Rusia 2018 që u fitua nga Franca, derisa në këtë vit ajo kishte filluar një lidhje me mbrojtësin dhe kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani por që thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
ks