ShowBizzz

“Erdhi me qëllim për të më shqetësuar, do protagonizëm”, moderatorja zbulon detaje nga sherri në telefon mes Chiara Ferragnit dhe Fedez

Gjatë episodit të 4 qershorit të Pomeriggio Cinque një mospërfillje e re duket në marrëdhëniet midis Chiara Ferragni dhe Fedez.

Prezantuesja Myrta Merlino ka deklaruar se influencuesja është dëgjuar nga një burim teksa ajo ankohej për ish-bashkëshortin gjatë një telefonate, sipas mediave italiane.

Fundjavën e kaluar të dy ishin në Forte dei Marmi, jo bashkë dhe prania e reperit duket se e ka mërzitur jo pak biznesmenen.

“Ajo po fliste me dikë dhe ankohej për faktin se ai kishte shkuar me qëllim në Forte për ta shqetësuar, por më pas për t’i prishur fundjavën si protagoniste në Forte dei Marmi. Po sikur të ndodhte si në Festivalin e Sanremos? Epo, sinqerisht… Duket se kriza ka nisur që aty. Problemi është se ne jemi gjithmonë në të njëjtën pikë. Meshkujt vuajnë pak nga protagonizmi i një femre. Sa herë që ajo ishte protagoniste, ai kishte nevojë të binte në sy”, tha gazetarja e programit duke iu referuar burimit anonim që ishte dëshmitar i telefonatës së Kiarës.