ShowBizzz

Erdogan del kundër Eurovizionit: Promovon neutralizimin gjinor dhe kërcënon familjen tradicionale

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër Konkursin e Këngës në Eurovizion, duke thënë se ngjarja muzikore “inkurajon neutralizimin gjinor” dhe kërcënon familjen tradicionale.

Në një fjalim pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan i përshkroi garuesit si “kuajt trojanë të korrupsionit social” dhe tha se qeveria e tij kishte të drejtë që e mbajti Turqinë jashtë garës muzikore pan-evropiane në vitin 2012, raporton Guardian.

“Është bërë e pamundur të takosh një person normal në ngjarje si kjo”, tha Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, e të cilit nuk është tolerante ndaj të drejtave LGBTQ.

Kritikat e Erdoganit thuhet se kanë vënë në dukje qartë këngëtarin zviceran Nemo, i cili në fillim të këtij muaji fitoi Konkursin e 68-të të Këngës në Eurovizion me “The Code”.

Nemo është gjithashtu fituesi i parë i konkursit, i cili, sipas Guardian, konsiderohet “një strehë e sigurt për anëtarët e komunitetit LGBT“./abcnews.al