Lajme

Erdogan me tone të ashpra: Izraeli është shtet pushtues dhe ter rorist

Presidenti turk, Erdogan i është drejtuar sot një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ku ai përsëriti pretendimet se Izraeli është një shtet pushtues i Palestinës dhe bëri komente rreth statusit terrorist të Hamasit.

“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues. Turqia nuk të ka borxh asgjë ty [Izraelit],” tha ai.

Sipas vlerësimeve, tubimi u ndoq nga qindra mijëra njerëz.

Kujtojmëse pak ditë më parë Erdogan anuloi një udhëtim në Izrael dhe deklaroi se ishte penduar që shtrëngoi duart me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në NeË York muajin e kaluar.