Lajme

Erdogan shton kritikat ndaj Izraelit: Është shtet terrorist

Presidenti i Turqisë ka shtuar kritikat e tij ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën.

Në një fjalim, Rexhep Tajip Erodgan tha se vendi i tij do të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që liderët e Izraelit të sillen në gjyq në gjykatat ndërkombëtare.

“Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti dhe popullit të tij”, tha ai.

“Unë e them hapur se Izraeli është një shtet terrorist”.

Ai shtoi se Turqia do të punojë në skenën ndërkombëtare për të siguruar që kolonët izraelitë të njihen si terroristë, teksa i përshkroi militantët e Hamasit si “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre.

Turqia kohët e fundit normalizoi marrëdhëniet me Izraelin pas një dekade tensionesh, pasi komandot izraelite sulmuan një anije turke ndihmash në vitin 2010, duke vrarë 10 aktivistë turq.

Megjithatë, konflikti Izrael-Hamas i ka tensionuar sërish lidhjet e tyre.