ShowBizzz

Erjola Doçi bën deklaratën e fortë: Ish i dashuri më ka dhunuar

Moderatorja e njohur Erjola Doçi ka ndarë këtë mbrëmje historinë e dhimbshme të jetës së saj. Përtej vajzës së fortë, ajo tregoi e përlotur se ish partneri i saj e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht.

Këtë deklaratë e bëri teksa ndante me publikun linjën e jetës, ku foli edhe për amanetin e fundit të babait të saj, i cili u nda nga jeta kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Amaneti i fundit që babi ka dhënë para se të ndërronte jetë ishte që gocën të mos ia prekin me dorë. Por ndonjëherë jeta është kaq e vështirë, sa nuk e prisja që ky amanet të thyhej nga dikush tjetër. Kam qenë e lidhur, ka qenë një dashuri e pamundur, reciproke, po aq toksike sa thyu shumë gjëra në jetën time.

Kam përjetuar dhunë psikologjike, dhunë verbale dhe dhunë fizike. Po përjetoja një pjesë shumë të vështirë të jetës time. Kalova në ankth në depresion dhe më duhet të dija të buzëqeshja para kamerave. Kam dashur t’i bëja vetes time keq, por para më dilte fytyra e babait dhe e nënës.

Kam lëjuar një njeri të më shtypi dhe të më preki me dorë. Por nuk do të ndodhë më kurrë,” tha Erjola.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo