ShowBizzz

Erjola e pyeti se kë ka fantazuar seksualisht në shtëpi dhe kjo ishte përgjigja e Deas

Gjatë mbrëmjes së djeshme u eleminua nga shtëpia shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe dy banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë.

Bëhet fjalë për balerinin Gracionao Tagani dhe moderatoren Erjola Doçi. Kjo e fundit ka sjellë shumë atmosferë në shtëpi, duke u përfshirë direkt në bisedat me banorët. Teksa banorët janë mbledhur pas Prime-it në kuzhinë, Erjola e ka pyetur Dean në lidhje me banorin për të cilin ka pasur fantazi seksuale.

Erjola: Kë ke fantazuar seksualisht në këtë shtëpi?

Ndërkohë Dea përgjigjet:

“Realisht dhe pa gënjeshtër, se ti e di që unë nuk kam frikë ta them. Realisht në këtë 1 javë nuk kam patur asnjë moment që kam pasur fantazi seksuale.”

Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke i thënë asaj se po luan rolin e moderatores si tek emisioni që ajo drejton.



ks