
Ermal Fejuzullahu i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, nuk ka lënë pa folur edhe për ndarjen më të bujshme të showbiz-it, atë të Ledrit dhe Sarës. Ai tha se do ta pyesë Ledrin nëse ndarja është e vërtetë, duke shtuar se nuk uron ndarjen e asnjë çifti.
“Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithsesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur”, ka thënë ai.