ShowBizzz

Ermal Fejzullahu ka një thirrje publike për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Itali të votojnë për Muharrem Salihun, si eurodeputet.

Duke postuar një fotografi të përbashkët me Salihun, Fejzullahu ka shkruar:

“Faleminderit për pritjen z. Salihu. Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve në verilindje të Italisë, me shtetësi italiane ta votojmë shqiptarin e parë Eurodeputet të Italisë. Voto Marco me datën 08-09 qershor”.

Në Romë, koalicioni Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës, nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino, kandidoi sot Muharrem Salihun për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Muharrem Salihu është shprehur se interesi politik i tij janë të drejtat e shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.

Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës.



ks