Të gjithë jemi kurioz për shtëpinë e kryeministrit Edi Rama dhe Ermal Mamaqi na ka zbuluar pak detaje nga një vizitë që ka pasur në shtëpinë e kreut të qeverisë.
Ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje moderatorit ishte bibleoteka.
Ai tha në emisionin “glamour zone” se biblioteka e kreut të qeverisë ishte shumë e pasur por e çrregullt.
Biseda:
Cila ka qenë gjëja më e çuditshme që pe brenda shtëpisë së Edi Ramës?
Ermal Mamaqi: Libraria, ishte e çrregullt. Ishte e bukur, por ishte e çrregullt. Librat nuk ishin të vënë në vend të vet, por ishin në vende të ndryshme, në anën tjetër gjeje një mal me libra. Ishte si një instalacion artistik, si një skulpturë e një libri që lexohet dhe ka punë aty.
lokimagazine