LifeStyle

Ernest Muçi ndan lajmin e bukur nga jeta e tij: Do të bëhem sërish baba, shpresoj të më sjellë fat

Ernest Muçi ka ndarë një lajm të bukur nga jeta e tij personale, duke konfirmuar se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë.

Futbollisti shqiptar e bëri të ditur këtë në një intervistë për “beIN SPORTS”, ku foli edhe për aventurën e tij te Trabzonspori.

Mesfushori ofensiv u shpreh i lumtur me ecurinë e sezonit të kaluar dhe beson se skuadra turke ka potencialin për të garuar me sukses në të tre kompeticionet gjatë edicionit të ri.

“Do të kem një fëmijë tjetër. Pata një sezon të mirë kur lindi fëmija im i parë, shpresoj që edhe këtë herë të jetë njësoj”, deklaroi Muçi, duke e lidhur momentin e veçantë familjar me shpresën për një tjetër sezon të suksesshëm në fushë.

26-vjeçari theksoi se ndihet shumë mirë te Trabzonspori, klub ku fillimisht u transferua në formë huazimi, ndërsa më pas vendosi ta vazhdonte aventurën.

Sipas tij, besimi i trajnerit dhe mbështetja e tifozëve kanë qenë vendimtare për paraqitjet e tij.

Në fund, Muçi u bëri thirrje tifozëve të kenë durim me skuadrën, duke theksuar se afrimet e reja kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur, por shprehu bindjen se Trabzonspori do të luftojë për objektivat në të gjitha garat.

 

Të Ngjashme