Kuriozitete

Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Vendi ynë do të ndikohet këtë të mërkurë (14 tetor) nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta deri mesatare kalimtare do të shfaqen në relievet malore në lindje, kryesisht deri në orët e mesditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 22 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 3–4 ballë.

Të Ngjashme