ShowBizzz

Eronita e Bleros i kthehet ndjekëses: “Nuk kam çka me shkri”

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe komenteve që ka pranuar gjatë ditës.

Një ndjekëse i ka shkruar se është shumë e bukur, por i ka sugjeruar që t’i “shkrijë pak buzët”, duke lënë të kuptohet se ato ndikojnë në pamjen e saj. Në përgjigje, Eronita ka sqaruar se nuk ka bërë filler në buzë dhe për këtë arsye nuk ka çfarë të heqë, shkruan “Kosovarja”.

Përgjigjja e saj u publikua në kuadër të bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetin social, ku ajo vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria dhe t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme.

Të Ngjashme