ShowBizzz

Eronita e Bleros më në fund sjell foto më të qartë të të birit

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, së fundmi është bërë nënë për herë të parë dhe ka ndarë herë pas here momente të veçanta me të birin në rrjetet sociale.

Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ajo ka sjellë një imazh më të qartë të vogëlushit, duke e shoqëruar fotografinë me mbishkrimin në anglisht:

“The love of my life”, shkruan “Kosovarja”.

Që nga ardhja në jetë e djalit të tyre, Eronita ka zgjedhur ta prezantojë atë gradualisht me ndjekësit, duke ruajtur një pjesë të privatësisë së familjes së saj.

Të Ngjashme