ShowBizzz

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur shqiptar, Eroz Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsle Abazi janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti në një postim në llogarinë e tij të Instagramit duke publikuar një imazh të porsalindurit.

Tutje në postim, Grezda zbuloi se fëmija i çifti u pagëzua me emrin Kian.

TS Poll - Loading poll ...

“Mirë se erdhe vogëlushi ynë Kian. Të duam shumë”, ka shkruar futbollisti nga Gjakova sipër postimit.

Kujtojmë që Eros dhe këngëtarja nga Shqipëria kurorëzuan dashurinë me martesë disa muaj më parë.

Ndërkohë, muajin e kaluar njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë.