
Eros Grezda dhe Ajsel Abasi formojnë një prej çifteve më të përfolur nga mediat rozë, po ashtu edhe një prej çifteve më të bukur të showbiz-it shqiptar.
Ndërsa së fundmi ata kanë përjetuar lumturinë më të madhe që një cift mund të përjetojë, ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Kështu, futbollisti dhe bashkëshortja e tij janë prindër për herë të parë, teksa ka ardhur në jetë djali i tyre, për të cilin dyshja ka zgjedhur emrin Kian.
Lajmin e kanë bërë me dije vetë ata nëpërmjet një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me foton e parë të të birit shkruajnë:
“Mirëserdhe në jetë bebi Kian. Të duam shumë”.
View this post on Instagram