Futbollisti i njohur Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth një vit më parë. Pak muaj më pas, ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.
Por së fundmi duket se ka një krisje të marrëdhënies së tyre, pasi Eros dhe Ajsel nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Dhe veç kësaj, ata kanë fshirë edhe fotot që kishin bashkë.
Ata janë treguar gjithmonë të rezervuar për marrëdhënien e tyre, ndaj mbetet të presim nëse ndonjëri prej tyre do të zbulojë se ç’po ndodh me martesën e tyre.
Kujtojmë që Instagrami sot është bërë një mjet tregues për marrëdhëniet mes njerëzve dhe për më tepër për çiftet e famshëm, që janë gjithmonë nën syrin vëzhgues të ndjekësve..
bal