Lajme

Ervin Gonxhi del nga shtëpia e Big Brother: Jam shumë i lumtur që…

Ervin Gonxhi është banori që u eliminua sot nga Big Brother Vip Albania. Ervini ishte në nominim me Gabrielen, Vesën dhe Fationin.

Por votat e publikut nuk e shpëtuan Ervinin, duke e skualifikuar nga  gara për të fituar çmimin e madh.

“Publiku ka vendosur që banori që duhet të largohet sot përfundimisht nga shtëpia duke hequr dorë nga çmimi i madh është Ervin Gonxhi”, tha moderatori Ledjon Lico, i cili lexoi zarfin nga Vëllai i Madh.

Ervini e priti me pozitivitet skualifikimin e tij nga loja. Sapo dëgjoi emrin e tij ai tha se “ndihet shumë i lumtur, sepse do të shkojë në shtëpi dhe do të takojë djalin e tij”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo