ShowBizzz

“Është e pabesë”/ Do të sillnin një projekt së bashku, çfarë ndodhi mes Julia Ilirjanit dhe Ilnisa Agollit?

Diçka ka ndodhur mes aktores Julia Ilirjani dhe moderatores Ilnisa Agolli.

Më shumë për këtë marrëdhënie që duket se është prishur ka folur aktorja Ilirjani. Në një intervistë që ka dhënë në “S’e luan topi”, Julia la të kuptohej se nuk ishte takuar më me moderatoren, me të cilën kishte miqësi brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Por teksa aktorja fliste, ndërhyri e bija e saj, Renee, e cila e cilësoi Ilnisën si “të pabesë”. Më tej, ajo shtoi se kurrë nuk e kishte takuar, por nga ajo që kishte dëgjuar, i linte përshtypjen e një personi të pabesë.

Julia Ilirjani: Përse ata njerëzit që rrinë në BigBrother kur dalin nuk takohen kurrë me njëri-tjetrin…?

Renee: Është e pabesë kjo është përgjigjia.

Julia Ilirjani: Nuk kam asgjë me Ilnisën, nëse ajo ka ndonjë gjë me mua mund ta thotë. Po Ilnisa e dashura e Meritonit është, unë nuk kam thënë një gjë që nuk është.

Renee: Ishte pak ironike! Unë them e pabesë, nuk e kam takuar dhe është pak si paragjykim. Por me 2-3 gjëra që kam parë, mua këtë përshtypje më ka dhënë.

Julia Ilirjani: Jo, jo! Nuk dua ti vë asnjë lloj epiteti, Ilnisa ka jetën e saj dhe unë kam timen. Kaq është! Nuk kemi qenë ndonjëherë mikesha.

Se çfarë ka ndodhur mes vajzave nuk dihet, por pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, të dyja paralajëmruan një projekt së bashku. Por, mesa duket, asgjë nuk është finalizuar dhe marrëdhënia mes tyre është prishur.



lokimagazine