Një ditë dikush i tha se nëse Alain Delon do të kishte qenë femër, ai do të dukej tamam si ajo: Personi që bëri komentin nuk e dinte se ngjashmëria e tyre nuk ishte thjesht rastësi. Sepse në të vërtetë, Alain Delon është gjyshi i Alyson Le Borges, e nga këtu, buron dhe trashëgimia e jashtëzakonshme gjenetike.
Alyson Le Borges është vajza e Anthony Delon, fëmija i parë i aktorit, me Marie-Hélène Le Borges, një balerinë në kabarenë e famshme Crazy Horse në Paris. Alyson u rrit nga nëna e saj në qytetin e vogël të Neuilly sur Seine. Vetëm kur ajo mbushi 11 vjeç, ajo pati mundësinë të takonte gjyshin e saj.
E vendosur të çajë vetë në jetë, Alyson zgjodhi të ndiqte aktrimin, por ajo nuk donte të përfitonte nga emri i famshëm i familjes dhe në vend të saj zgjodhi atë të nënës së saj.
Në moshën 14-vjeçare, regjisorja Nadine Trintignant e vendosi atë në rolin e saj të parë, në filmin “L’île bleue”. Paskësaj, vazhdoi të shkonte në audicione dhe gjithashtu u shfaq në një film të shkurtër dhe në filmin “La luer de l’espoir” të James Eëing. Ajo ndoqi shkollën prestigjioze të teatrit në Paris dhe për të mbajtur veten, punonte 11 orë në ditë si kamariere në Piccolo Mondo, një restorant italian në Neuilly, i frekuentuar nga djemtë e Presidentit Nicolas Sarkozy. Në vitin 2009, Alyson pozoi për Vanity Fair Italia. Që atëherë ajo vazhdoi aktivitetin e saj të modelingut, duke u shfaqur në revista apo si imazh i markave të ndryshme.
bal