Pas eksperiencës në “Grande Fratello”, Heidi Baci është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonte me vajzat, ajo ka treguar preferencat e saj për djemtë brenda shtëpisë.
Konkurentja tha që të gjithë djemtë janë të bukur por ata që e tërheqin më shumë në paraqitje janë Drini dhe Romeo Veshaj.
“Shumë kinga janë të gjithë. Si njeri më pëlqen ai i gjati, Drini. Si paraqitje do veçoja Romeon, king është”, tha Heidi.
Me pjesëmarrjen në “Grande Fratello”, bukuroshja u bë kryefjala e titujve në median rozë, pasi i ati e takoi atë në “Big Brother” dhe i kërkoi asaj që të linte në mes garën, pasi kishte parë shumë të afërt me aktorin Massimiliano Varrese, i cili ishte në moshë shumë më i madh se ajo.
Falë përballjes me babain e saj Genti, Heidi vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me Massimilianon.
Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.